Rekursi/ Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Erion Veliajt më 8 korrik

schedule09:10 - 17 Qershor, 2025

schedule 09:10 - 17 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë ka caktuar daten 8 korrik, ora 12:00 për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliaj për masen e sigurisë. Relatore do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Ndërkaq, këtë të martë kryetari i bashkisë ka seancën në GJKKO për informacionin 2 mujor, Veliaj ka firmosur deklaratë nga IEVP Durrës dhe nuk do të jetë vetë i pranishëm, por do të përfaqesohet nga avokati.

Medi Bici dhe Sokol Binaj janë anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Rekursi shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Sipas njoftimit zyrtar të GJL, kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »