“Mund të sulmojmë Iranin”/ Presidenti amerikan me dy mendje: Akoma s’e kemi vendosur

schedule16:14 - 18 Qershor, 2025

schedule 16:14 - 18 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump në një reagim të fundit ka lënë të hapur mundësinë për të sulmuar Iranin.

Ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me situatën Izrael Iran. Ai tha se Irani ka shumë probleme dhe se dëshiron të negociojë.

Po ashtu, Trump teksa u pyet nëse SHBA-të po i afrohen sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane, u përgjigj: “Ti nuk e di që unë do ta bëj fare. Ti nuk e di. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj.”

Presidenti gjithashtu përsëriti një qëndrim që e ka shprehur vazhdimisht ditët e fundit, duke argumentuar se Teherani duhet të kishte treguar një gatishmëri më të madhe për të negociuar para sulmit të Izraelit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »