Përplasen dy mjete/ Aksident në rrugën Prrenjas-Librazhd, të plagosur

schedule18:56 - 22 Qershor, 2025

schedule 18:56 - 22 Qershor, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Qukës.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa raportohet se tre persona kanë përfunduar të plagosur. Një nga mjetet e përfshira në aksident është taksi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »