Finale spektakolare në “Roland Garros”, spanjolli mund 3-2 Sinner
Karlos Alkaraz konfirmohet edhe një herë si mbreti i ri i fushave me dhe të kuq të tenisit botëror.
Tenisti spanjoll mbrojti titullin kampion në turneun Grand Slem “Roland Garros”, duke mundur me përmbysje 3-2 me sete raketën numër një të botës Janik Siner.
Italiani fitoi dy setet e parë, por më pas erdhi reagimi i Alkaraz, që me lojën e tij e bëri finalen, nëse jo më të bukurën, padyshim një nga më spektakolarët e historisë së tenisit. Ai fitoi tre setet e tjerë, ku u regjistrua një prej seteve më epikë, që vulosi triumfin e Alkaraz pas finales që zgjati 5 orë e 32 minuta.
Për Karlos Alkaraz ky ishte trofeu i dytë në “Roland Garros”, duke ndjekur gjurmët e legjendës spanjolle, Rafael Nadal, që mban rekordin me 14 tituj të fituar në fushat me dhe të kuq të Parisit.