SHQIPËRIA- Ekonomia shqiptare vijon të mbështet me hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-prill janë aprovuar 129.7 miliardë.
Nëse e krahasojmë këtë shifër me të njëjtat periudha të viteve më parë vërehet se ka një rritje të konsiderueshme.
Shtimi i huave është regjistruar si për bizneset edhe për individët.
Po ashtu edhe totali i huasë është me rritje pasi sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 871.9 miliardë lekë në Prill të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 13%, krahasuar me Prillin e vitit të kaluar.
Në terma vjetorë, kjo rritje lidhet kryesisht me zgjerimin e kreditimit për biznesin.
Nga 432 miliardë lekë në Prillin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 53.6 miliardë lekë në Prill të këtij viti, ose është rritur përgjatë një viti me 12.4%.
Sipas Bankës së Shqipërisë kreditë e aprovuara për bizneset dhe individët kanë qenë më të lira në muajt e parë të këtij viti.
Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë Interesat e kredisë së re në lek janë shfaqur relativisht të qëndrueshme dhe në nivele të ulëta në tre muajt e parë të vitit. Ecuria e tyre tregon për një përcjellje të mirë të dy uljeve të normës bazë, të ndërmarra në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar./abcnews.al