Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i policisë I koduar ‘furnitorët’, që coi në pranga dy të rinj në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Referuar burimeve nga grupi hetimor, gazetarja Bleona Sari tha për ABC News, se agjentët e antidrogës kishin mbi 3 muaj që mbanin në vëzhgim dy të rinjtë të cilët ishin edhe me rol furnizues.
Bazën e kishin në Pezë të Tiranës, aty ku e përgatisnin lëndën narkotike, kanabis dhe kokainë, e ndanin në doza dhe e shpërndanin nëpër grupe në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, Tiranë e re, Bllok e zona të tjera.
Të arrestuarit janë Roland Spahiu dhe Braild Aga të cilën u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”./abcnews.al