Me entuziazëm Berisha u kthye nga Brukseli e njoftoi se kishte lajme të mëdha. E nisi, me përmbushjen e një misioni të rëndësishëm.
“Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit të PD-së në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj dhe kryeartikuj, 34% më shumë, në Shqipëri është fjala, se sa samiti i Bashkimit Politik Europian.”
Akuzave të mazhorancës socialiste, se kërkoi bllokim të negociatave, Berisha iu kundërpërgjigj. Ai tha se është pro integrimit, por jo tani, ndoshta pak më vonë.
“Më fal, a e ke parë më parë rezolutën e PPE. Thuhet që BE duhet të kushtëzojë progresin e Shqipërisë, me respektimin e të drejtave themelore, zgjedhje të drejta, drejtësi e pavarur. Raporti thotë se mirëpret mbylljen e negociatave deri në 2027, por shton se duhet të përmbushë reformat, dhe këtu sthotë as 2027, as 2029, 2030. Ne si PD pro anëtarësimit në BE, por Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter tjetër në rrugën e integrimit përveç atij gjeostrategjik.”
Por doktori është i vetmi që ende beson, se në Bruksel ranë zgjedhjet e 11 majit.
“Ishin ditë që u ngecën në fyt, farsën dhe lidhjet me krimin Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Begojarisit, Ergys Agasit dhe eksponentëve të tjerë madhor të krimit në qeveri. Përfaqësuesve të tyre në parlament, Sara Miles, Dyrmishit, Arkend Ballës, e shumë e shumë të tjerëve. Ishin ditë të cilat i dhanë një rrjedhë të re shpresës dhe besimit se, shqiptarët do të votojnë të lirë si kombet e tjera.”
Megjithatë, Berisha nuk ndihet aspak i turpëruar kur nxin Shqipërinë në Bruksel. Ai krenohet se kur flet ai, të tjerë nxihen nga turpi.
“Por të gjitha këto fije mblidhen tek një njeri, tek Edi Rama, i cili kupto dhe nisi me urgjencë dy përfaqësues të tijë. Dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë, më të nxirë se këpucët e tyre. Dhe njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Po absolutisht. Pastori që ku mbahej, kurse Etieni ishte sfazuar fare. “
A mundet kush ta konkurrojë doktorin në këtë fushë?
“Mishiën imposibëll”
Po aq e pamundur, sa përtej oqeanit, e ka vështirë kë të zgjedhë tani, Tramp apo Mask?
“Nuk i lejoj vetes kurrë të ndërhyj në një debat të brendshëm të një vendi tjetër, asnjëherë.”
Kurse sot e ka të qartë kë do të mbështesë. Me një urim, siç e kupton vetëm ai futbollin.
“I uroj nga zemra sukses e fitore kombëtares sonë. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiç, mos dalin e mos shohin atë ndeshje.”/abcnews.al