Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha e ka të sigurt burgun.
“Ai është në fund, ka mbaruar. Nuk ka asnjë lloj shprese, rrugën e burgut e ka të sigurtë. Nuk shtyn dot më, në sytë e ndërkombëtarëve, një popull e pa si u zhvilluan zgjedhjet e 11 majit. Atë e hodhi në koshin e plehrave të historisë. Erdhi si misionar i së keqes. Nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë fakt. Mendërisht ka rrjedhur nga çdo lloj pikëpamje, e tregoi edhe gjatë fushatës elektorale. Shqipëria dhe shqiptarët i mbyllën rrugët Berishës”, theksoi ai./abcnews.al