“Bilbil” turk për Shqipërinë/ Një vit më parë u dhunua në fushë, UEFA zgjedh Halil Meler

schedule12:39 - 9 Qershor, 2025

schedule 12:39 - 9 Qershor, 2025

Ndeshja e radhës se Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026 do të jetë në transfertë ndaj Letonisë, një duel interesant i cili do të gjykohet nga një ekip arbitrash turq.

Ai që është caktuar për të drejtuar sfidën është një emër shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, por për arsyen më të gabuar të mundshme. Bëhet fjalë për Halil Umut Meler, gjyqtarin turk i cili në dhjetorin e vitit 2023 u vë viktimë e dhunës ndaj tij nga presidenti i klubit të Ankaragyçy, Faruk Koça.

Ky i fundit u fut në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin në fund të ndeshjes së Superligës turke ndaj Rizespor, ndërsa persona të tjerë të klubit të Ankaragyçy e shkelmuan ndërsa ishte i shtrirë në toke.

Meler përfundoi me fraktura në spital, presidenti i klubit dha dorëheqjen dhe përfundoi pas hekurave, ndërsa kampionati u ndërprerë një javë në shenjë protestë ndaj kësaj ngjarje të rëndë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »