Artur Çobani, specialist futbolli në emisionin “Botërori i Vogël”, në ABC News komentoi gjysmëfinalet e botërorit. Ai u shpreh se zakonisht skuadrat gjermane kanë treguar se luajnë dhe se kërkojnë rezultat. Gjithashtu shtoi se pavarësisht situatës asnjëherë nuk demoralizohen…
“Skuadrat gjermane zakonisht luajnë dhe kërkojnë rezultat dhe asnjëherë nuk demoralizohen që të thuash kjo ndeshje është e mbaruar”, tha ai, duke shtuar se ishte kualiteti i Mbapesë që siguroi Realin.
Nga ana tjetër, trajneri Ermal Tahiri tha se të gjitha ekipet që janë parë deri tani, thuajse të gjitha kanë bërë rotacion. Gjithashtu vlerësoi edhe ekipin e Dortmund duke e cilësuar si një ekip që ka bazament.
“Kur flasim për Dortmund flasim për një ekip që ka bazament. Të jesh kushdo Dortmund të vendos përpara. Edhe dje mund të barazonte ndeshjen…Por ajo që është me rëndësi në këtë kampionat që është kur luajnë dy skuadra që ka peshë të madhe gjithmonë ka individualitet dhe rrëshqitje…N Mund të thuhet që 30 % futbolli është fat”, tha ndër të tjera, Tahiri.