Britania njofton sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

schedule13:57 - 17 Qershor, 2025

schedule 13:57 - 17 Qershor, 2025

Britania e Madhe njoftoi vendosjen e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, si pjesë e një aksioni të koordinuar me vendet e Grupit të Shtatë (G7), për të goditur më tej ekonominë dhe kapacitetet ushtarake ruse për shkak të agresionit në Ukrainë.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë britanike, sanksionet synojnë katër individë të lidhur me qeverinë dhe sektorë kyç rusë, gjashtë kompani dhe entitete, si dhe 20 anije, përfshirë tankerë nafte dhe anije të tjera të lidhura me transportin detar.

Mes sektorëve të prekur nga sanksionet janë kompanitë që operojnë në industrinë detare, ndërmarrjet që furnizojnë mallra të rëndësishme, veçanërisht elektronikë dhe pajisje të avancuara teknologjike, duke synuar kështu të kufizojnë aksesin e Rusisë në teknologji dhe tregje ndërkombëtare.

Kryeministri Keir Starmer theksoi se këto masa janë pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të ndëshkuar veprimet agresive të Rusisë dhe për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Grupi G7, që përfshin SHBA, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe Mbretërinë e Bashkuar, po intensifikon sanksionet për të rritur presionin mbi Moskën dhe për të parandaluar përdorimin e burimeve ekonomike ruse për luftën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »