Detaje nga vrasja në Tale të Lezhës/ Pjetër Kaza u qëllua në gjoks dhe kokë

schedule11:24 - 1 Qershor, 2025

schedule 11:24 - 1 Qershor, 2025

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza. Gazetari i ABC News, Gjergji Figuri raporton se viktima u qëllua me plumb pas koke dhe pas shpatulle.

Me sa kuptohet 57-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga autorët, deri sa ka mbërritur në banesë. Dyshohet që autorët e kanë qëlluar kur viktima ka qenë brenda makinë, megjithatë makina nuk ka xhama të thyer, që të kuptohet se 57-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt me silenciator.

Pjetër Kaza u vra në orët e para të mëngjesit, të kësaj të diele, në oborrin e banesës së tij. Ishte bashkëshortja e tij e cila pa trupin e pa jetë të 57-vjeçarit. Ajo pa vetëm një njollë të vogël gjaku, dhe më pas lajmëroi familjarët të cilët konstatuan se Kaza ishte vrarë.

Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.

Ndue Kaza u vra më 7 janar të vitit 1994 në mes të qytetit të Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën pas krimit. Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.

Konflikti nuk u mbyll me kaq. Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel, ku autorët e goditën disa herë në kokë dhe kraharor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »