Partia Socialiste ka organizuar këtë të enjte eventin për 34-vjetorin e themelimit. Analisti Frrok Çupi e vlerësoi si një përvjetor shumë të rëndësishëm, duke thënë se merita e madhe është fakti se qytetaria shqiptare mori anën e mirë.
Në një intervistë në “Tirana Live”, ai tha se mandati i katërt do ta çojë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.
“Është një përvjetor i rëndësishëm për qytetarinë shqiptare jo vetëm për PS. Që në momentin kur u krijua PS ka bërë një rrugë shumë të vështirë. Sot shumicën qytetare e kemi në anën pozitive”, u shpreh ai.
Gjithashtu Çupi vlerësoi punën ndër vite të PS, duke i dhënë një tjetër rëndësi Shqipërisë duke e bërë që të vlerësohet në mbarë botën.
“Sot vijnë një Shqipëri miliona njerëz. Bota e huaj nuk njihte asgjë nga Shqipëria, dhe vetëm, në këtë rast Shqipërisë iu bë ky nder i madh dhe tani jemi në mandatin e katërt që ka një rol tjetër. PS sot po lufton me Esat pash toptanin që janë këto që shkojnë në Bruksel dhe thonë që Shqipëria është e korruptuar, ka krime. Këta janë me misionin për të djegur Shqipërinë, Sali Berisha me shokë. PS ka përballuar shkatërrimin, vështirësitë e shumta. Është përleshur nëpër barrikadat e Sali Berishës”, tha ai.
/abcnews.al/