“Drini poetik”, poetët shqiptarë nga të gjitha trevat bashkohen në Kukës

schedule20:33 - 28 Qershor, 2025

schedule 20:33 - 28 Qershor, 2025

KUKËS-  Të ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Preshevës e Diasporës, poetët u mblodhën në Kukës për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”.

Profesor Doktor Adem Fejzullahu, akademik I Kosovës thotë se aktivitete të tilla janë unifikim I letërsisë dhe kulturës kombëtare drejt misionit për bashkimin kombëtar.

Për poetët pjesëmarrës, vlerat e këtij aktiviteti janë unike për vetë misionin që mbart.

Kryetari I lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Kosovës, profesor doktor Shyqyri Galica dhe kryetarja e degës së lidhjes së shkrimtarëve të Kukësit, Vera Istrefaj, thanë se ky festival ka prurja të cilat pasurojnë letërsinë shqipe.

Vera Istrefaj thotë se në festival janë vendosur kritere strikte për të qenë konkurrues.

Përsa I përket krijimtarisë poetike, njohësit e letërsisë thonë se sot shkruhet gjerësisht, ku mes tyre ka cilësi e nivele që bëjnë diferencë. Çmimin e parë e mori poeti dhe shkrimtari nga Durrësi, Vladimir Muça duke e vlerësuar si shtysë për krijimtari të mëtejshme.

Profesor doktor Adem Fejzullahu, akademik i Kosovës në cilësinë e kryetarit të jurisë tha se është e vështirë të cilësosh krijimin më të mirë, ndaj edhe në këtë rast nuk ishte e lehtë. Festivali ndërkombëtar I poezisë “Drini poetik” organizohet në qershor të çdo viti në një rrugëtim disa ditor që nis në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren e për t’u përmbyllur në Kukës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »