Përfundoi ashtu siç pritej, dhe u luajt siç u parashikua. Grupi D nuk pati të papritura, dhe dy skuadrat favorite u kualifikuan.
Flamengo padyshim që bëri shumë zëvendësime, ashtu si edhe Bajerni, duke mos pretenduar fitoren edhe ndaj një ekipi modest amerikan, Los Anxhelos FC.
Skuadra nga Rio de Zhaneiro madje nuk rrezikonte aspak, sepse edhe në rast humbjeje do të ishte barabar me pikë me Çelsin, të cilin e ka mundur në ndeshjen direkte.
U duk se kjo edhe ndodhi kur Los Anxhelos shënoi I pari, madje shumë vonë. Denis Bouaga goditi saktë në 84’ por e mbiquajtura “Fla” barazoi tepër shpejt, pa kaluar dy minuta.
Uollas Jan ishte autori I golit, dhe brazilianët patën epërsi të madhe në lojë, me katërfishin e gjuajtjeve.
Çelsi, ndërkaq, pati një sfidë që në nisje ishte serioze. Mamelodi kishte shanse për kualifikim në rast fitoreje, por ekipi nga Afrika e Jugut nuk pati asnjë mundësi.
Blutë e Londrës luajtën shumë mirë, thuajse në versionin e tyre maksimal, dhe fituan 3-0 me gola nga Adarabiojo e Delap në fund të pjesës së parë, dhe nga Xhorxh në minutën e 7-të shtesë të ndeshjes.
Çelsi mbajti topin 75 për qind dhe nuk I lejoi rivalit asnjë gjuajtje në kuadrat. Tashmë, në turin e dytë, Flamengo ndeshet me Bajernin dhe Çelsi kundër Benfikës./abcnews.al