Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë/ Raporti i “Un Tourisem”rritje me 136% krahasuar me periudhën para pandemisë

schedule15:24 - 6 Qershor, 2025

schedule 15:24 - 6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve.Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’I cili është mbledhur në Baku të Azerbajxhanit  ka publikuar raportin ku vendi ynë kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me 136% krahasuar me periudhën para-pandemike.

Nëse shohim listën Shqipëria ka lënë pas një sërë shtetesh si Greqia apo Portugalia  të cilat e kanë tarditë të hershme turizmin.

Ndërkohë që turizmi në Shqipëri po bëhet gjithvjetor.Kjo konfirmohet edhe nga fluksi i turistëve të huaj që vizituan vendin në muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre 4 muajve të vitit 2025.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend kanë ardhur rreth 12 mijë turistë më shumë ose  5% më tepër,.

Në Prill 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 74 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13 %. Kjo konfirmon se interesi për të vizutuar Shqipërinë ka qenë i lartë kryesisht nga shtete si Italia,Spanja e Portugalia.

Ndërsa me rritje rezultojne edhe shtetasit nga shba ,Azia apo vendet e lindjes.Pritshmeritë e turoperatorëve rezultojnë mjaft optimiste për këtë vit ndërsa pritet që Shqipërinë ta vizitojnë rreth 14 milionë shtetas të huaj. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »