Franca ndalon duhanin në plazhe, parqe dhe në afërsi të shkollave

schedule07:19 - 30 Maj, 2025

schedule 07:19 - 30 Maj, 2025

Franca do ta ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha ambientet e hapura që frekuentohen nga fëmijët, ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijë plazhet, parqet, oborret e shkollave, stacionet e autobusëve e ngjarjet sportive.

“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë”, ka thënë Vautrin në një intervistë për “Ouest-France”.

“Liria e duhanpirjes duhet të marrë fund aty ku nis liria e fëmijëve për të marrë ajër të freskët”, ka shtuar ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »