Gjermania do të vendosë trupa ushtarake në një bazë jashtë vendit për herë të parë që nga Lufta e dytë botërore.
Njësia që do të vendoset në shtetin baltik, brigada e 45-të e tankeve, do të përbëhet nga 4,800 ushtarë gjermanë dhe 200 staf civil.
Ky hap ishte njoftuar në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe është planifikuar të arrijë kapacitet të plotë deri në vitin 2027.
Dislokimi i trupave në Lituani ka marrë formë ndërsa Gjermania punon për të forcuar ushtrinë e saj pas viteve neglizhencë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha krah presidentit të Lituanisë Gitanas Nauseda se Berlini mbetet i përkushtuar për të mbrojtur territorin e Aleancës dhe vuri në dukje kërcënimin që vjen nga Rusia për të gjithë Europën.
“Me partnerët tanë, ne jemi të vendosur të mbrojmë territorin e Aleancës kundër çdo agresioni. Siguria e aleatëve tanë baltikë është gjithashtu siguria jonë. Situata në të ashtuquajturin krah lindor të NATO mbetet shumë e tensionuar. Revizionizmi agresiv i Rusisë kërcënon jo vetëm sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, por ky revizionizëm kërcënon sigurinë tonë të përbashkët në Evropë dhe në të gjithë zonën euroatlantike.”, tha ai.
Kancelari theksoi tha se forcimi i ushtrisë nga Berlini u dërgon një sinjal aleatëve të saj.
Merz është zotuar që të ndërtojë ushtrinë më të madhe të Europës, teksa Gjermania dhe aleatët e saj në NATO përpiqen të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
Në një fjalim në Parlamentin gjerman Merz tha se një hap i tillë është i përshtatshëm për ekonominë më të madhe të Europës.
/abcnews.al/