Haribot në Holandë me përbërje kanabisi, kompania: Nuk ka ardhur nga procesi i prodhimit

schedule12:09 - 8 Qershor, 2025

schedule 12:09 - 8 Qershor, 2025

Kompania gjermane Haribo ka tërhequr nga tregu qeset 1-kilogramëshe të ëmbëlsirave Happy Cola F!ZZ në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, pasi në disa prej tyre janë zbuluar gjurmë të kanabisit. Vendimi u mor pas ankesave të konsumatorëve në Holandë përfshirë fëmijë, të cilët raportuan simptoma të pakëndshme pas konsumimit të produktit.

Në një deklaratë zyrtare, Haribo thekson se substanca nuk ka origjinën nga procesi i saj i prodhimit, duke sugjeruar që ndotja mund të ketë ndodhur gjatë shpërndarjes ose paketimit.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar burimin e kontaminimit, ndërkohë që kompania po bashkëpunon për zbardhjen e plotë të çështjes.

Haribo u bën thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë produktin e tërhequr dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë përjetuar efekte të pazakonta. Rasti ka ngjallur shqetësime lidhur me sigurinë ushqimore dhe kontrollin e cilësisë në industrinë e ëmbëlsirave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »