Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Hapet të hënën kopshti nr. 1, nuk do të ofrohet më vakti i drekës

schedule14:52 - 30 Maj, 2025

schedule 14:52 - 30 Maj, 2025

Bashkia e Gramshit ka bërë me dije se kopshti nr.1 do të hapet ditën e hënë për të vijuar normalisht javën e fundit të vitit shkollor. Por kuzhina e kopshtit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur dhe fëmijët nuk do të konsumojnë vaktin e drekës aty.

Ndërkohë kopshti qëndroi i mbyllur për disa ditë, pasi më parë disa fëmijë të kopshtit publik numër 1 u dërguan në spital pas shenjave të infektimit me salmonelë.

AKU bëri analizë të ushqimit dhe ditën e sotme me një njoftim zyrtar tha se produkti që ka shkaktuar infektimin tek fëmijët ka qenë veza, që ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »