Himarë/ Zjarri në kodrat e Pilurit, ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët

schedule08:31 - 23 Qershor, 2025

schedule 08:31 - 23 Qershor, 2025

Himarë- Për të shuar flakët që përfshinë kodrat e fshatit Pilur në Himarë mesditën e të dielës ka nisur ndërhyrja nga ajri. Ndërkohë nga toka në ndihmë të zjarrfikësve  të Himarës, Vlorës dhe Sarandës kanë shkuar dhe  forcat e ushtrisë.

Ata po tentojnë lokalizimin e flakëve të cilat era i drejton në  kodrat e Qeparoit dhe Porto Palermos. Operacioni ka rinisur mëngjesin e sotëm pas ndërprerjes në mesnatë për shkak të errësirës. Autoritetet dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme për hapje të kullotave të reja.

Megjithatë deri tani nuk ka autor të identifikuar. Ndërkohë  sipërfaqe me kullota dhe bimësi janë djegur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »