Një 78-vjeçar nga Torovica e Lezhës ka humbur kontaktet me familjen që prej 5 ditësh. Lekë Ndreshaj, 4 ditë më parë ka qenë te Kisha e Shkrelit në Malësi të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një miku të tij.
Por pas përfundimit të ceremonisë mortore, Ndreshaj nuk është kthyer më në Torovicë, aty ku jeton. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
I biri i të moshuarit shprehet se ka qenë në varrim, pasi ka qëndruar gjithë natën, ditën e varrimit ka kërkuar të largohet pasi sipas tij nuk është ndjerë mirë. Dhe pasi është larguar nuk është parë më…
Familjarët kërkojnë ndihmën e çdo personi që mund të ketë dijeni për fatin e 78-vjeçarit./abcnews.al