Izraeli vret dy komandantë iranianë/ Figura kyçe të Gardës revolucionare të Iranit dhe financues të Hamas

schedule11:03 - 21 Qershor, 2025

schedule 11:03 - 21 Qershor, 2025

Izraeli njofton se ka vrarë një komandant të lartë iranian, Saeed Izadi, në një sulm ajror në qytetin Qom të Iranit. Izadi ishte drejtues i Korpusit të Palestinës brenda Forcave Quds dhe konsiderohej figurë kyçe në furnizimin dhe financimin e Hamasit përpara sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Ministri izraelit i Mbrojtjes e cilësoi vrasjen e tij si një “arritje madhore për inteligjencën dhe Forcën Ajrore izraelite”.

Ndërkohë, Garda Revolucionare Iraniane konfirmoi vrasjen e pesë pjesëtarëve të saj në sulme në qytetin Khorramabad, por nuk përmendi emrin e Izadit. Mediat iraniane raportuan gjithashtu se në sulmin në Qom kishte humbur jetën një 16-vjeçar dhe ishin plagosur dy persona të tjerë.

Agjencia Fars raportoi se Izraeli ka goditur edhe objektin bërthamor në Isfahan, një nga më të mëdhenjtë në vend, por sipas autoriteteve nuk ka pasur rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

Izraeli konfirmoi se ka ndërmarrë një valë sulmesh ndaj depove dhe infrastrukturës së raketave në Iran. Nga ana tjetër, Irani lëshoi një breshëri raketash ndaj Izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar alarm ajror në Tel Aviv dhe në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, por raketat u kapen nga mbrotja ajrore izraelite.

   / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »