Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës, në rrugën “Tafaj” në Tiranë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë 2 nga vëllezërit, Alfred dhe Resmi Meta 41 dhe 46 vjeç ndërsa në kërkim është Gentian Meta 45 vjeç. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ata e kanosën një të ri për motive të dobëta. Në banesat e dy vëllezërve të arrestuar në Tufinë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 3 pistoleta municion luftarak. Efektivët sekuestruan edhe 1 makinë. / abcnews.al