“Kërkonin të na nxirrnin jashtë loje, shkriva gjithçka për …”, Erion Alibej flet për vrasjen e të vëllait: Çopjat shpifën, ekzekutimi nuk u krye për 50 kg drogë

schedule13:58 - 17 Qershor, 2025

schedule 13:58 - 17 Qershor, 2025

Erion Alibej ka dëshmuar në gjyq, lidhur me vrasjen e të vëllait, Endrit Alibej.

Ai deklaroi se me vëllanë, merreshin me trafik droge nga Turqia, dhe se kishte persona që tentonin t’i nxirrnin ata jashtë loje.

Sipas tij, Çopjat shpifën kur thanë se Endriti u vra për 50 kg kokainë, të humbura në Britaninë e Madhe.

Erjon Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrveshje biznesi. Me drogë normalisht, por nuk kemi qënë përzier kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra mik i familjes tonë kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty.

Ekzekutimi i familjes time. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes nga porti i Mersinit. Ngarkesa u sekuestrua dhe nuk u arrit të nxirrej se m’u vra vëllai dhe turku miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Kjo ka qenë për të na nxjerrë jashtë loje ketë interes e kanë pasur shumë. Më shkatërruan edhe nga ana ekonomike. Shkova deri për bukën e gojës. Por unë e nxirrja veten sikur kisha shumë lekë, por ndërkohë nuk kisha asgjë. Me dy shokë që kisha lidhja një punë në Angli kam punuar shumë me kokainë u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi pune atje. Gjithcka që fitoja, i shkriva gjithcka. U merrja me sigurinë time dhe me planet. Nga shpija i bëja punët me telelfon. Ka shumë njerëz që me kanë mbet miliona euro borxh. Është shpifje se Copjat thonë që u bë gol nga Endriti për 50 kg. Ata bënë shumë lekë me këtë ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »