Pastori Ylli Doçi thotë se duhet parë se si do shkojë lufta midis Izraelit dhe Iranit, por beson se interesat e Rusisë dhe Kinës, janë për mbrojtjen e iranianëve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Doçi u shpreh se presidenti amerikan, Donald Trump i frikësohet një kaosi në Iran, nëse bie regjimi i Ajatollahëve.
Ndërsa ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri deklaroi se më shumë se eleminimit të programit bërthamor, duket se qëllimi është rënia e regjimit në Iran.
Ylli Doçi: Frika ime është që ka të drejtë, por akoma mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit. Frika ime, është që ka të drejtë, sepse interesat për mbrojtjen e Iranit, janë interesat e Rusisë dhe Kinës. Mendoj që është e qartë që janë. Nëse do ishin të interesuar që ky konflikt të mos shuhet menjëherë, do të thotë që do të jetë konflikt me vatra të tjera. Kam frikë unë, por mund ta kem gabim. Thuhet që Netanyahu ose Izraeli donte të godiste Ajatollahun, dhe Trump tha jo. Ka domethënie, që frika e Trump do ishte, që nuk do kishim të bënim me një Bagdad, por me një Bejrut. Nëse ikën Ajatollahu, vërtet mund ta rrëzosh regjimin, por do krijosh qeveri paralele. Besnikët e tij do jenë të angazhuar njësoj si ata që shkatërruan Bejrutin. Duhet patur kujdes.
Juxhina Sotiri: Mund të them që e kam pritur deri diku, nëse do të shikojmë të gjithë kursin e veprimeve. Goditja e parë kundrejt Hamasit, më pas dekurajimi dhe shkatërrimi i Hezbollahut. Po aq ishin edhe përpjekjet për të rrëzuar Houthit. Nga gjithë ky kurs veprimesh, goditja finale do ishte koka e meduzës, regjimi i Iranit. Ndoshta, përtej atij programit bërthamor, duket sikur interesi më madhor është rrëzimi dhe shkatërrimi i regjimit neukratik në Iran./abcnews.al