Çelet sezoni turistik në qytetin e Korçës ndërsa ky qytet pret vizitorë të shumtë pergjate gjithe vitit.
Pjesë e organizimit ishte edhe ministri I Maqedpnisë së Veriut që solli një mesazh të qartë për nevojën e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, ndërsa bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia për hapjen e një konsullate të Maqedonisë së Veriut në Korçë si një mundësi më shumë për ofertat epërbashkëta turistike dhe jo vetëm.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se është e rëndësishme që të ofrohen paketa të përbashkëta turistike.
Korça, Ohri, Struga dhe gjithë zona përreth kanë tashmë potencialin për t’u kthyer në një zonë turistike e cila mund të tërheqë vizitorë nga rajoni dhe më gjerë./abcnews.al