Laert Haxhiu, telefon në qeli/ I burgosuri futet në izolim pas kontrollit në burgun e Drenovës

schedule13:47 - 29 Qershor, 2025

schedule 13:47 - 29 Qershor, 2025

Laert Haxhiut, i njohur për një seri ngjarjesh kriminale, I ëshë gjetur një celularë në qëli në burgun e Drenovës. Mësohet se ka qënë një kontroll blic,  nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ndërsa ka nisur edhe një hetim se si ka mundur Laert Haxhiu që të fus brenda burgut telefonin që tashmë është sekustruar nga policia.

Pas kësaj Laert Haxhiu, është izoluar ndërsa siç mëson Abc News, për të mund të aplikohet edhe regjimi I izolimit total 41 BIS. Ndërkohë celulari I Laert Haxhiut pritet që të zbërthehet për të parë komunikimet dhe kontaktet që kishte në këtë aparat.

Laert Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj. Haxhiu, I cili njihet si kundërshtar i ish kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha.  Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Ndërkohë vitin e kaluar, Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet ndaj grupit të strukturar kriminal me bazë në Lushnjë të drejtuar nga Laert Haxhiu, që akuzohet se ndërmori një seri krimesh të rënda në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij.

Konkretisht në gjykim ka kaluar çështja penale në ngarkim të nëntë të pandehurve, Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej dhe Enriko Xhahysa, të akuzuar për bashkëveprim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave të rënda penale.

Sipas SPAK, në krye të këtij grupi qëndron i hetuari Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon veprimtarinë kriminale.  Të pandehurit akuzohen për kryerjen e 15 krimeve gjatë periudhës prill 2021 – maj 2023, konkretisht për pesë vrasje, nga të cilat një ka mbetur në tentativë; katër raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv; vjedhje me armë në dy raste; në një rast për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje; si dhe dy herë mbajte pa leje të armëve e municioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »