Lezha ka çelur këtë fundjavë zyrtarisht sezonin turistik veror. Në një atmosferë festive, ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit.
Oferta turistike u prezantua përmes muzikës, gatimeve tradicionale dhe aktivitete të tjera promovuese. Operatorët turistikë shprehen optimistë për një sezon veror të suksesshem në bregdetin e Lezhës.
Kryetari i bashkisë, Pjeërin Ndreu u zotua për zhvillim të mëtejshëm të Lezhës, përmes projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.
Çelja e sezonit turistik në Lezhë vjen me pritshmëri të larta për rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit dhe destinacioneve të tjera turistike të këtij rajoni. Bregdeti i Lezhës është një ndër më të preferuarit në vend për pushimet familjare, ndërsa zona dallohet edhe për kulinarinë./abcnews.al