Magjia e Karnavaleve/ Korça në festë, ngjyrat dhe aktivitetet pushtojnë qytetin

schedule15:44 - 8 Qershor, 2025

schedule 15:44 - 8 Qershor, 2025

Karnavalet   kthyen çdo rrugë dhe shesh të Korçës në skenën nga ku  shpërthyen  ngjyrat, ritmet dhe fabulat të cilat shpërfaqën traditat shekullore. 22 grupe artistike  vendase dhe 6 grupe nga Greqia, Mali i  Zi, Bullgaria dhe Polonia u bënë pjesë e tyre.

Paradës iu bashkuan banorë  të  qytetit  dhe  vizitorë  të fundjavës. Nga personazhet e mitologjisë, heronjtë e historisë, simbole teatrale dhe deri tek fabula stigmatizuese të fenomeneve aktualë, çdo hap i paradës, ishte një histori plot mbresa dhe emocione.

Artistët nga Bullgaria dhe Greqia sollën në Festival fabula interesante nga tradita e vendeve të tyre

“Ne vijmë nga Bullgaria. Ky është grupi ynë që përfaqëson një dasmë tradicionale bullgare. Me veshjet tona, ne trembim shpirtrat e këqij dhe bëjmë që të dukemi të frikshëm, që ti largojmë ata. Është hera jonë e parë këtu, është me të vërtetë shumë bukur.”

“Ne vijmë nga Greqia dhe jemi ëngjëj të Parajsës. Jemi shumë të lumtura që po përfaqësojmë shtetin tonë. Është hera jonë e parë këtu. Është e mrekullueshme. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, na pëlqen shumë qyteti. Faleminderit shumë që na mirëpritët.”

Atmosfera e veçantë zgjati deri në mesnatë.  Festivali i Karnavaleve u mbyll me “Carnaval Party” në “Pazarin e Vjetër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »