“Mbreti” i Parisit sërish spanjoll/ Alcaraz fiton përsëri turneun e madh, “Roland Garros”

schedule12:46 - 9 Qershor, 2025

schedule 12:46 - 9 Qershor, 2025

Sa shumë herë u shkruaka historia. Rekordet vendosen për t’u thyer, dhe klasi e triumfi kalojnë nga brezi në brez.

E tashmja e tenisit I takon dy yjeve të rinj, dhe spanjolli Karlos Alkaraz a doli të fitonte finalen e Grand Slemit të “Rolan Garosit” ndaj italianit Janik Siner.

Numri 2 I botës ndaj numrit 1.

Beteja ishte e jashtëzakonshme, si ato dikur mes Gjokoviçit, Nadalit apo Federerit.

Dy tenistët më të mirë të botës, pasardhësit e denjë të treshes së madhe, luajtën pesë sete me përmbysje dhe emocione tepër të forta.

“Nadali I ri” ia doli 3-2, me rezultat të seteve 6-4, 7-6, 4-6, 6-7 e 7-6.

Beteja e rreptë vazhdoi 5 orë e 29 minuta.

U thye rekordi në Paris, që mbahej nga finalja Vilander-Vilas me 4 orë e 42 minutash, ndërsa kjo është e dyta më e gjata në historinë e Çmimeve të Mëdha.

Vendin e parë vazhdon ta mbajë sfida legjendare mes Gjokoviçit e Nadalit në 2012 në Australian Open me 5 orë e 53 minuta.

Numri 1 I botës u duk se I dha fund mbretërimit të Alkarazit në “Rolan Garos”, kur kryesoi 5-3 në setin e katërt, por spanjolli nuk u dorëzua.

Më I miri tenist në planet në sipërfaqen me dhe të ngjeshur pati energji fizike dhe mentale deri në fund, madje duke anuluar tri herë topin për fitoren e ndeshjes.

Në moshën 22 vjeç, një muaj e tre ditë barazon Rafael Nadalin me 5 tituj Grand Slem, kur ishte sa ai, ndërsa fjalimi I tij në Paris ishte me falenderime.

“Më pëlqen kur luaj ndaj Janikut. Janë ndeshje të mrekullueshme. Niveli I Janikut është shumë I lartë, dhe kjo vazhdoi për dy javë. E di sesa shumë punon ti dhe stafi yt. Ti do të jesh kampion këtu jo një herë, por shumë herë. Është kënaqësi të ndash fushën me ty, të ndash ambiciet me ty, dhe të shkruajmë historinë së bashku. Duhet të të falenderoj sepse je një frymëzim për mua. Falenderoj skuadrën time, familjen. Jam me fat që shumë miq të mi janë këtu. Ky trofe është gjithashtu edhe I juaji. Faleminderit!”

Siner padyshim që largohet me kokën lart nga Parisi. Kurrë në jetën e tij nuk ka luajtur kaq mirë sa këtë të diel në këtë sipërfaqe, dhe shpresa është që në të ardhmen mund ta thyejë dominimin e Alkarazit.  Gjithsesi, kampioni iberik ka 9 fitore dhe 5 humbje, një bilanc që flet vetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »