Megaoperacioni ‘Ura’/ Adi Çoba drejtues i grupit, lidhje të ngushtë me Visin e ‘Pojës, vepronte si ndërmjetës për …

schedule15:06 - 21 Maj, 2025

schedule 15:06 - 21 Maj, 2025

Në dosjen hetimore të megaoperacionit Ura, del në pah lidhja e ngushtë që ekzistonte mes Adi Cobës i konsideruar si drejtuesi i grupit kriminal që siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali dhe Visit të Pojë, një tjetër emër i njouhr në fushën e narkotikëve.

Në dosjë thuhet se Coba merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale.

Për këtë hetuesit kanë përdorur përgjimet ambientale të kryera mes Gerti Aliut dhe Erigels Presit, gjatë një takimi të tyre në Durrës në 28 tetor 2021.

Presi i raportoi bashkëbiseduesit se Adi Coba, duke vepruar si ndërmjetës, ishte në gjendje të menaxhonte biznesin e tij të trafikimit të drogës duke vepruar si ndërmjetës midis grupeve kriminale të cilat, për shkak të kapacitetit të tyre financiar, ishin në gjendje t’i furnizonin atij sasi të mëdha sasi të lëndëve narkotike.

LEXO EDHE: ‘Bisha’, ‘Cigani’, ‘Halla’, ‘I shëndoshi’/ Pseudonimet që përdorte grupi kriminal i goditur nga SPAK dhe antimafia italiane

                          “E bardha”, ‘Bingo” “ të zinjtë”/ Kodet që përdornin anëtarët e grupit kriminal të goditur në operacionin ‘Ura’

  Dosja hetimore/ Në skenë del edhe Nuredin Dumani identifikoi ‘Visin e Pojës’, çfarë tha për grupin e Xhevdet Troplinit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »