Ministri i Jashtëm iranian: SHBA dhe Izraeli ‘hodhën në erë’ diplomacinë

schedule12:05 - 22 Qershor, 2025

schedule 12:05 - 22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi  u shpreh se  Izraeli ashtu edhe SHBA-ja vendosën ta “hedhin në erë” diplomacinë. Në një postim në X, ministri i Jashtëm iranian thotë se gjatë negociatave të javës së kaluar me SHBA-në, “Izraeli vendosi ta prishë atë diplomaci”.

E njëjta gjë ndodhi, thotë ai, gjatë bisedimeve me zyrtarët evropianë, por “SHBA-të vendosën ta hidhnin në erë atë diplomaci”.

Ai pyet: “Çfarë përfundimesh do të nxirrnit?”

Araghchi shtoi  se: “Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezën e bisedimeve. Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka lënë kurrë, e lëre më ta hedhë në erë?”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »