Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, e cila njihet si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në vendin tonë.Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër.Sipas njoftimit, mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit.
“Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren”
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u ka bërë thirrje fermerëve që të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, ndërsa thuhet se murtaja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.
“Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim”
Ferma në Postribë, u karantinua dy ditë më parë pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë dhe rezultatet konfirmuan rastin e parë të murtajës së bagëtive të imëta. / abcnews.al