Një ndërprerje masive e energjisë elektrike paralizoi sot zona të mëdha të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin, Pragën, duke shkaktuar kaos në sektorin e transportit.
Megjithatë, policia kombëtare i tha agjencisë së lajmeve CTK në orët e para të pasdites se nuk kishte shenja sabotimi.
Ministria e Brendshme ngriti një ekip dhe autoriteti i sigurisë kibernetike filloi një hetim.
Një paralajmërim iu dërgua edhe Austrisë fqinje.
“Ndërprerja e energjisë elektrike solli një ndërprerje të përkohshme të linjave nëntokësore që nga mesdita, si dhe në shumë tramvaja”, sipas CTK.
Në Pragë, zjarrfikësit morën shumë thirrje për të nxjerrë njerëzit nga ashensorët e bllokuar.
“Për arsye që janë ende të paqarta, një pjesë e rrjetit ishte pa tension. Megjithatë, po bëhen përpjekje intensive për të ndrequr problemin”, tha Operatori i Rrjetit Elektrik – CEPS.