Bardho lë mandatin/ Ngrin “gazi” i Bardhit, Zegjinesë i buzëqesh fati

schedule21:22 - 2 Korrik, 2025

schedule 21:22 - 2 Korrik, 2025

Gaz opozitar pati vetëm për 5 orë. Por Bardho e PS ia ngriu buzëqeshjen Bardhit të PD.

Zegjine Çaushi do të jetë në parlament, sepse kolegia e saj socialiste në Fier, Maldrita, ka reflektuar dhe mendon se ylli socialist i Roskovecit e meriton me shume se 10 votat tepër të saj, karrigen e parlamentit.

“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shënjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit”, deklaroi kandidatja e PS, Maldrita Bardho.

Kështu, Bardhit i shpërtheu në dorë shampanja pas dhuratës së bukur të doktorit me rinumërimin, tani i mbetet vetëm turpi i humbjes madhështore në Fier, shtuar këtu farsa e komisionerëve të vet që tentuan ti shtonin vota, por përsëri nuk e ndihmuan dot.

Dhe qershia mbi tortë, nuk do të shpëtojë as nga Zegjineja e tij, në shtator, në parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »