Një real për “notën 10”/ Madrilenët fitojnë në Botëror në inferioritet numerik

schedule12:41 - 23 Qershor, 2025

schedule 12:41 - 23 Qershor, 2025

U duk sikur po shkonin në “Bernabeu”. E tillë pritja e tifozëve për Realin në ndeshjen e radhës së Botërorit të klubeve, edhe pse luante në Shtetet e Bashkuara.

Rrugët e qytetit të Sharlotës ishin plot dhe brohoritjet arrinin deri në qiell për skuadrën më të madhe të futbollit botëror, një ekip me imazh global.

Padyshim që kjo ndikoi tek yjet “merenges” për të treguar veten në një skenë në nivel planetar, siç nuk e kanë provuar kurrë më parë.

Gjithsesi, ndeshja ndaj meksikanëve të Paçukës nisi keq, pasi Asensio u përjashtua me karton të kuq që në 7’.

Më pas, ajo që ndodhi në fushën e stadiumit me emrin “Banka e Amerikës” ishte e çuditshme.

Në inferioritet numerik, madrilenët u detyruan të provonin një bombardim nga ana e kundërshtarit.

Ata u shpëtuan nga portieri Kurtua, e më pas nga klasi I tyre sipëror.

Përtej nervozizmit të Xhud Belinghamit ndaj talentit të ri, Arda Gyler, ishin pikërisht këta që shënuan.

Anglezi për 1-0 në 35’ dhe turku për 2-0 në 43’.

Pas pushimit, Valverde siguroi epërsinë 3-0 për Realin, edhe pse me 10 lojtarë përballë 11, dhe Paçuka mundi vetëm të ngushtonte shifrat 10 minuta para fundit kur realizoi Elias Montiel.

“Një Madrid me notën 10, – titullon “AS”, – ekipi I Shabi Alonsos përballon përjashtimin e Asensios falë klasit dhe portierit Kurtua!”

“Kjo është diçka tjetër, – komenton edhe “Marka”, – Madridi me 10 lojtarë nga 7’ jep një imazh të madh dhe tregon forcën e tij!”

Kontrast I madh në statistika, me Realin që mbajti topin 58 për qind, por me meksikanët që patën 25 gjuajtje ndaj 8 të spanjollëve, me goditjet në kuadrat që ishin 11-3!

Reali ka 4 pikë në krye të grupit H, po aq sa kampionia e Austrisë, Salcburg, që barazoi pa gola ndaj Al Hilalit.

Sauditet kanë shanse për kualifikim, sepse kanë dy pikë dhe në ndeshjen e fundit luajnë kundër Paçukës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »