Ish futbollisti Sokol Kushta thotë se trajneri i kombëtares, Sylvinho nuk e studio ekipin serb përpara ndeshjes.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kushta u shpreh se penalltia nuk pritet, por gjuhet keq nga lojtari.
“E para, penalltinë nuk e kap dot portieri. E gjuan keq lojtari, harroje. Penalltia nuk kapet, humbet. Kush të dojë, le ta shikojë. Nuk kapet penalltia, gjuhet keq. Më zhgënjen hera herës Sylvinho, në mënyrën superiore. Sikur janë dy njerëz. Para ndeshjes, punohet me kornen, me aud, me faull, me penalltinë, me të gjitha. Studiohet lojtari kundërshtar, studiohet portieri kundërshtar. Studiohet ndeshja. Do hedhë 11-she më të mirë. Broja, për mua është rrezik, por më shumë se 45 minuta nuk duhet të luante. Duhet të luiante Uzuni me Brojën, e më pas Daku me Uzunin, pastaj Muçi.”, theksoi ai./abcnews.al