Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar ‘Ura’, është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeprokurorin e Barit, Roberto Rossi, Dumani shprehu falenderime për autoritetet italiane, si dhe Eurojust e Europol.
“Është arritur t’i jepet goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Një falenderim i veçantë për Eurojust dhe Europol”, tha ndër të tjera Dumani./abcnews.al