Pa rregulla, me pasoja/ Tregu i parregulluar i mjeteve “moderne” të transportit

schedule19:11 - 25 Qershor, 2025

schedule 19:11 - 25 Qershor, 2025

Pa respektuar sinjalistikën rrugore, duke parakaluar ne shume raste në krah të kundërt, pa masa mbrojtese përdoruesit e monopatinave  në tirane shpesh shkelin kodin rrugor, dhe behen burim aksidentesh.

Kjo është fatkeqësisht eshte një pamje e përditshme në tiranë. fëmijë dhe të rinj që lëvizin me monopatina në rrugë me qarkullim të lartë, pa asnjë masë sigurie. asnjë kaskë, asnjë jelek reflektues, asnjë mbrojtje.

Nga një vëzhgim i bërë nga ABC News në disa  rrugë të Tiranës, shihen se perdorues te monopatinave hyjne ne semafor me shenje te kuqe.

Asnjë prej përdoruesve të monopatinave elektrike nuk mban kaskë mbrojtëse në kokë.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Mamir Hodo, skuterat elektrike duhet të qarkullojnë vetëm në korsitë e dedikura për biçikleta.

Më tej eksperti i sigurisë rrugore, thotë se  kodi rrugor, duhet ndryshuar duke saktesuar dhe forcuar masat ndeshkuese per shkelje nga perdoruesit e monopatinave

“Duhet që jo vetëm të ndëshkohen me 10 mijë lekë, por cdo rast që kapet me shkelje duhet që të sekuestrohet monopatina dhe të mos dalin më në qarkullim.“
Eksperti Hodo, shtoi se Shqipërisë i duhet një institucion që merret vetëm me sigurinë rrugore, në mënyrë që të bëhen vlerësimet por edhe parandalimet e rreziqeve që vijnë nga mjetet teknologjike.

“Sigurua rrgore duhet të prevalojë mbi mjetet teknologjike.Shofërt nuk mund të kthehen në robotë teknoloigjik për të parë me kamera, pasi këto përdorues futen shumë keqe pa zbatuar rregullat.”
N
ëse sot kishim fat që tre të mitur mbetën vetëm të plagosur, nesër mund të mos jemi kaq fatlum. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »