Pas sulmeve amerikane, ushtria iraniane ka kërcënuar SHBA, se do të kundërpërgjigjen.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një komandant i forcave të armatosura iraniane ka kërcënuar SHBA, se do të ketë “përgjigje vendimtare”.
Gjenerali Hatami, ka deklaruar se: “Sa herë që amerikanët kryenin krime ata merrnin një përgjigje vendimtare dhe se e njëjta gjë do të jetë edhe këtë herë”.
Po ashtu Irani ka kërcënuar se do të shënjestrojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme në shenjë hakmarrjeve për bombardime ndaj objekteve bërthamore iraniane që i quan të paprecedente.
Po ashtu ngre rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrolluar në rajon.
Ali Akbar Velayati paralajmëroi gjithashtu se bazat ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të nisur bombardime kundër objekteve bërthamore të vendit të tij tani konsiderohen “objektiva legjitime”.