Deputetët zënë karriget e tyre në Kuvend këtë të enjte. Pas një ndërprerjeje për shkak të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, këtë të enjte rinis seanca e parë plenare.
Parlamenti fillon punën deri në përfundimin e sezonit, i cili më i hap rrugën sesionit të ri parlamentar që nis në shtator. Megjithatë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Madhështore sesioni i ri do të jetë një disfatë. Ndërkohë që vazhdon të jetë e përqendruar tek i aksioni i mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve.
Pasi në parlament do të jenë vetëm 50 deputetë, krahasuar me Partinë Socialiste me 83 deputetë.
Gazetari i ABC News, Andon Kello, tha se këtë të enjte në Kuvend nuk do të ketë shumë vend për deputetë. Prezent mund të jetë vetëm kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi. Ndërkohë që shumë figura do i mungojnë sallës së Kuvendit, një prej tyre është edhe Dashnor Sula./abcnews.al