“Perandori” i ri i Romës/ Gasperini firmos kontratën trevjeçare, rroga 5 milionë në vit

schedule12:36 - 18 Qershor, 2025

schedule 12:36 - 18 Qershor, 2025

Nuk ka fituar shumë, por është ndër më të famshmit. Xhampiero Gasperini është prezantuar si trajneri i ri i Romës, duke deklaruar objektivat, e duke i dhënë shpresë tifozëve për suksese në të ardhmen.

Ish-tekniku i Atalantës firmosi kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas, me rrogë që besohet se arrin në 5 milionë euro në sezon, plus me shpërblime në bazë të klauzolave në kontratë.

Në moshën 67-vjeçare, veterani I stolit kërkon një tjetër përvojë fituese, pas asaj në Bergamo, diçka që e deklaroi në konferencën për shtyp.

Për Gasperinin, Roma është adrenalina e duhur, është një sfidë e madhe që do t’i japë shumë emocione, ndërsa trajneri sqaron se përse zgjodhi verdhekuqtë në vend të Juventusit.

Sipas fjalëve të tij, “Zonja e Vjetër” e kërkoi, por ai parapëlqeu më mirë të rriste një skuadër të re.

Cili do të jetë objektivi?

Gasp deklaron se me këtë Romë maksimumi i mundshëm është kualifikimi në Champions, diçka që ai e bëri rregullisht me Atalantën, madje duke fituar edhe Ligën e Europës.

Më pas, nëse do të ketë më shumë investime, mund të fitohet edhe titulli I katërt në histori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »