Shkodër- Një konflikt mes dy personave ka ndodhur mes dy shtetasve në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në “Perlat Rexhepi”. Një 49-vjeçar pas sherri ka plagosur me armë zjarri, 26-vjeçari Jozef Çekaj.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 26-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, Pavlin Fusha.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
/abcnews.al/