Plumba drejt një lokali në Fushë Krujë, detajet e para

schedule09:24 - 20 Qershor, 2025

schedule 09:24 - 20 Qershor, 2025

Plumba drejt një lokali në fshatin Krastë të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit, pramë rrugës Krujë-Fushë Krujë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mberritur forcat e policisë së Krujës dhe po hetojnë ngjarjen.

Nga kqyerja e ngjarjes, janë gjetur plumba pranë lokalit, ndersa janë shkaktuar dëme. Policia po ushtron kontrolle, ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Kanë qenë familjarë të tij, ai vetë dhe klientë të lokalit. Po hetohet pisa e hakmarrjes së mundshme ndaj Mond Vogës. E shkuara e tij, pasi rezulton me precedentë penale”, raportoi gazetari i ABC News, Erin Laka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »