Putin shpërfill Trump/ Krisafi: Ukraina, e shkatërruar nga lufta. Problem kryesor, burimet njerëzore

schedule22:20 - 29 Maj, 2025

schedule 22:20 - 29 Maj, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se Ukraina është e shkatërruar nga lufta dhe se problemi i saj më i madh është në aspektin njerëzor. Sipas tij, përsa kohë Rusia ka burime njerëzore, mund ta vazhdojë luftën dhe nuk ka pse tërhiqet në këtë pikë të frontit të luftës.

“Ukraina është shkatërruar nga lufta, ka humbur rreth 12 milionë njerëz në tre vite. Marrëveshja nuk besoj se arrihet përpara vjeshtës, nuk besoj se do e ndalojnë me kaq në lidhje me Ukrainën.

Rusia nuk ndalon në këtë pikë. Skenari tjetër është i mundshëm, mënyra sesi mendon Trump nëse vjen një pikë që mendon se Putin po mashtron mund të arrijmë në skenar tjetër.

Duket që po mashtron dhe është e pritshme. Ukraina ka problemin më të madh njerëzor, sado tanke drone të vendosura në dispozicion, nuk ka forcë në njerëz. Rinia e Shën Petersburg janë akoma në lokale, restorante. Për aq kohë sa ka këtë burim njerëzor Rusia do e vazhdojë luftën, Ukraina nuk e ka këtë. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »