‘Qeveria në Kosovë rriti çmimin e energjisë katër herë brenda mandatit’, Hoti: Njerëz të afërt me pushtetin përfitojnë nga Kurti

schedule17:31 - 30 Maj, 2025

schedule 17:31 - 30 Maj, 2025

Gazetari Shkodran Hoti tha për ‘Ballkan Update’ se çmimi i energjisë elektrike është shtrenjtuar 200 për qind për disa biznese, ndërsa pushteti e ka rritur çmimin gjatë mandatit rreth katër herë.

Më tej, Hoti u shpreh se pushteti po përdor gjuhën e akuzës dhe po i sheh bizneset si kundërshtar.

“Me mënyrën si do e blejnë rrymën pas daljes në treg të lirë, i bie një shtrenjtim diku në 200 për qind për disa biznese. Po ky pushtet e ka rritur çmimin e rrymës katër herë brenda mandatit, për të gjithë konsumatorët. Për reagimin e bizneseve nuk ka asgjë politike prapa tij, me të drejtë kanë kërkuar që të mos bëhet shpejt e shpejt sepse nuk ka pasur fushata dhe informim për bizneset.

Kanë kërkuar që të mos bëhet me ngut sepse kështu bizneset dëmtohen dhe punëtorët humbasin vendin e punës. Pushteti po përdor gjuhën e akuzës dhe po i sheh bizneset si kundërshtar.”

Sipas Hotit, eksponentë të pushtetit dhe familjarë po përfshihen në çështje që kanë të bëjnë me energjinë dhe po përfitojnë nga Kurti.

“Dy partitë opozitare kanë qenë mjaft të zëshme dhe kanë paralajmëruar beteja ligjore. PDK ka bërë një kundërshtim legjislativ. Eksponentë të pushtetit dhe familjarë përfshihen në çështje të tilla, dhe aq më tepër që ky pushtet akuzën kryesore e ka për çështje që kanë të bëjnë me energjinë.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »