Në emisionin “Real Story” në ABC News, juristi Rezart Kthupi analizoi dinamikat paszgjedhore dhe vonesat në procesin e numërimit të votave në bashki kyçe si Tirana, Fieri dhe Durrësi.
Sipas tij, zvarritja e numërimit mund ta shtyjë certifikimin zyrtar të zgjedhjeve deri në mesin e korrikut, duke e bërë të pazbatueshëm “nenin Basha”, që lidhet me përgjegjësinë e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve.
Kthupi vlerëson se kjo situatë do të çojë drejt një riorganizimi të jetës politike në opozitë dhe krijimit të një grupi të ri parlamentar, të përbërë nga mbështetësit besnikë të Sali Berishës.
“Sa kohë të numërohet Tirana, sa kohë të numërohet Fieri, apo Durrësi do të shkojmë nga mesi i Korrikut. KQZ nuk do të ketë një certifikim të zgjedhjeve, dhe për aq kohë sa nuk ka një certifikim t ë zgjedhjeve nuk mund që të zbatohet ‘neni Basha’. Do të mbyllet diskutimi, rifillon jeta politike nga e para, rifillon Grupi i ri Parlamentar me besnikët e doktorit tashmë. Jo më me një Grup Parlamentar të konsoliduar, por dhe doktori e ka mbyllur kapitullin e largimit të tij në bazë të nenit Basha. Doktori ka gjithmonë nevojë që të mos ketë luftëra të brendshme”, tha juristi./abcnews.al