TIRANË- Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë vijon procesi i rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Durrësit, si për subjektet politike ashtu dhe për kandidatët.
Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se deri tani partia që po humbet më shumë vota është Partia Demokratike.
Sipas projeksioneve të deritanishme nuk ka ende asnjë ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike, ndërsa shfaqet në horizont një “garë” të vogël mes kandidateve të PD, përkatësisht mes Arjan Ndojës dhe Aulon Kalasë, me këtë të fundit që ka shkurtuar diferencën me Ndojën.
Deri tani janë hapur 130 kuti votimi për qarkun e Durrësit, nga 290 që janë në total dhe sipas projeksioneve nuk pritet të ndryshojë asgjë në rezultat./abcnews.al