Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

schedule22:03 - 8 Qershor, 2025

schedule 22:03 - 8 Qershor, 2025

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se është i përgatitur të mobilizojë trupat në detyrë aktive nëse trazirat dhe dhuna vazhdojnë në Los Angelos

Hegseth tha se marinsat në kampin Pendleton ishin në “gatishmëri të lartë”.

“Ka shumë hapësirë ​​për protesta paqësore, por ZERO tolerancë për sulmin ndaj agjentëve federalë që po bëjnë punën e tyre. Garda Kombëtare dhe Marinsat nëse është e nevojshme, qëndrojnë me ICE-në”, tha Hegseth, duke iu referuar Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave, i cili kreu bastisjet fillestare që u përballën me rezistencë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »